Dërgimi i kuponave

Kuponat e mbledhura brenda periudhës së zhvillimit të lojës promocionale duhet të postohen nëpërmjet shërbimit rekomande të Postës Shqipëtare në adresën:

Për Lojën promocionale të kuponit tatimor; Shtypshkronja a Letrave me Vlerë (ish topografia ushtarake), Tiranë.

Përveç kuponave tatimorë, pjesëmarrësi duhet të vendos në zarf një etiketë me të dhënat e mëposhtme:

  1. Emrin, mbiemrin, numrin e kartës së identitetit dhe nr. Telefonit të lojtarit;
  2. Vetëdeklarimin e numrit të kuponave të vëna brenda në zarf dhe vlerën nominale në lekë të gjithë kuponave.

Në momentin e postimit të zarfit, pjesëmarrësi do të pajiset me një dokument ku është i pasqyruar numri i barkodit të zarfit të dërguar (i ofruar nga posta).

Ky numër do shërbejë si numër për identifikimin e secilit pjesëmarrës gjatë hedhjes së shortit dhe tërheqjes së Çmimeve fituese.