Hedhja e shortit dhe shpallja e fituesve

Hedhja e shortit do të bëhet më datën 15 Janar 2016.

Hedhja e shortit dhe përzgjedhja e fituesve do kryhet në mënyrë elektronike dhe do të trasmetohet nga televizioni kombëtar Top Channel, në një orar që do të përcaktohet më vonë dhe do të njoftohet përmes reklamimit në media.

Për kategorinë I dhe II të fituesve, shpallja do bëhet në datën 15 Janar.

Në rastin kur një numër është përzgjedhur fitues dhe pas verifikimit të të dhënave të deklaruara në zarf rezulton se ka mos përputhje me gjëndjen faktike të tij, Çmimi do të anulohet.

Në rastin e anulimit, për kategorinë I dhe II, fitues do të jetë korresponduesi sipas listës së renditur, i cili do të shpallet vetëm pas kryerjes së verifikimit.

Për kategorinë e III dhe IV, shpallja e fituesve do bëhet pas hedhjes së shortit dhe pasi të jenë verifikuar të dhënat e deklaruara nga pjesëmarrësit me gjëndjen e zarfit brenda 15.1.2016.

Lista e fituesve do publikohet në faqen e internetit të lojës.

Në rastin kur një numër është përzgjedhur në mënyrë rastësore fitues dhe të dhënat e deklaruara në zarf nuk përputhen me gjëndjen faktike të tij, cmimi anullohet.